Jozefina Topalli ka reaguar në lidhje me debatet që po zhvillohen në seancën plenare mes deputetëve të PD-së. Me anë të një postimi në facebook, Topalli shprehet se kurrë nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush është grup parlamentar e kush jo.
Sipas Topallit seancën parlamentare e drejton vetëm Rregullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.
Postimi i plotë:
Po shoh seancën plenare…
Kurrë nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush është grup parlamentar e kush jo; kush është ne grup parlamentar e kush jo; kush është me PD e kush nuk është.
Kush deputet duhet te flasë e kush jo;
Seancen parlamentare e drejton vetem Rregullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.
E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtoret e tij .
Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokfatike me qellim vrasjen e oppzites e vazhdimin e teatrit me ndonje dwputet fals!