Dëbora mbulon Shqipërinë, probleme në Dibër e Pukë

0
805

Moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës janë shtrirë pothuajse në të gjithë Shqipërinë, duke shkaktuar probleme në shumë zona të vendit.

Natën mes të enjtes dhe të premtes, dëborë u shënua edhe në Tiranë e Durrës, ndonëse në sasi të paktë.

Por situata paraqitet problematike në gjithë zonën e Dibrës, duke shkaktuar edhe të bllokuar në rrugë.

Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave në minus në rrugë janë bllokuar dhjetëra makina. Në zonën e Qafës së Ulzës janë bllokuar dhjetëra makina si pasojë e dëborës dhe temperaturave që kanë shkuar deri në -7 gradë celcius.

Personat e sëmurë mësohet se janë dërguar në spitalin e Burrelit. Situata paraqitet problematike edhe në Bulqizë, ku temperaturat kanë shkuar në -10 gradë. Në shumë nga segmentet rrugore ka vështirësi në kalim për shkak të ngricave të forta dhe shumë komuna janë izoluar.

Ndërkohë edhe në Pukë e Fushë Arrëz, situata paraqitet problematike ku termometri ka shënuar -11 gradë celsius, duke bërë që zona të tëra të izolohen nga dëbora.

Në Kukës situata paraqitet problematike me dëborë e akull. Në të gjithë këto zona këshillohet përdorimi i zinxhirëve të makinave për të lëvizur.

Edhe në qarkun e Korçës janë shënuar reshje të dendura dëbore, por deri më tani situata është nën kontroll.