Defekt në motor/ Avioni privat bie në mes të fshatit, humbin jetën 2 persona…

0
165
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një avion privat është rrëzuar dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat grek, në Haria, 15 kilometra larg Pyrgos, ku si pasojë e një defekti në motor avioni ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Mediat vendase, bëjnë me dije se; avioni është rrëzuar afër shtëpisë së njërit prej viktimave. Menjëherë pas rrëzimit, avioni u përfshi në flakë. Banorët e zonës nxituan për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, por fatkeqësisht ishte tepër vonë për shpëtimin e dy personave.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të cilat çuan në rrëzimin e avionit.

Zjarr Tv Ad