Degjeneron situata te Kukësi/ Plas grushti mes kapitenit dhe vëllait të Safet Gjicit…

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është e disata herë që futbollistët kanë ngritur zërin për pagat e prapambetura, madje edhe kanë bojkotuar stërvitjen por në në momentet e fundit është gjetur zgjidhja për të zbritur në fushë.

Ditën e djeshme, futbollistëve u është shpërndarë një letër zyrtare nga klubi, me emrin e administratorit Lavdrim Gjici, ku u kërkohet të heqin dorë nga detyrimet financiare që ka klubi gjatë këtij viti, në këmbim të një page të vetme.

Shumë prej tyre, nuk kanë pranuar këtë dhe Vesel Limaj ka kërkuar sqarim, por në debat e sipër është konfrontuar fizikisht me vllain e presidentit të nderit Safet Gjici, ku nuk kanë munguar edhe grushtet. Është dashur ndërhyrja e të tjerëve për të shmangur situatën.

Nga burime të futbollistëve për “Konica.al”, mësohet se futbollistët nuk janë paguar që nga muaji janar i këtij viti. Janë mbi 4 muaj të prapambetura, ndërkohë që lojtarët mendohet të bojkotojnë stërvitjen e djeshme dhe vihet në rrezik ndeshja e nesërme me Kastriotin.

Zjarr Tv Ad