Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Presidentit Meta/ 7-0 kundër Ramës…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata Kushtetuese, i ka dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta, lidhur me përplasjen me Kryeministrin Edi Rama, për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Në vendimin e saj, të votuar 7 -0 nga gjyqtarët, Kushtetuesja thotë se për rastin e emërimit të Ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, “nuk ekziston mosmarrëveshje mes Presidentit dhe Kryeministrit në rastin Cakaj. Presidenti ka kompetenca vlerësuese në procesin kushtetues të vlerësimit dhe emërimit të një ministri, si të aspektit të plotësimit të kritereve që përcakton Kushtetuta, ashtu dhe të meritës. Roli Presidentit nuk është formal. Ai s’mund të jetë noter i propozimit politik të Kryeministrit”.

Gjykata thekson se “Presidenti tregoi luajalitet ndaj Kryeministrit, duke e konsultuar atë. Veprimet e Presidentit, u pranuan nga Kryeministri kur ai propozoi veten e tij si Ministër i Jashtëm. Prandaj s’ka mosmarrëveshje për të zgjidhur nga Gjykata Kushtetuese”.

Gjithashtu, “Gjykata Kushtetuese njeh kompetencën e ndare të emërimit të kabinetit qeveritar mes Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Ato duhet të veprojnë me luajalitet”. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Metës në mosemërimin e Cakajt si Ministër.

 

Zjarr Tv Ad