Dekanët pro ministres për pezullimin e rektorit Koni, kundër janë ekspertët e arsimit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Ministres së Arsimit për pezullimin e rektorit Mynyr Koni, ka marrë mbështetjen dhe të katër dekanëve të Universitetit të Tiranës.

Drejtuesit e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë, Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave sociale e cilësuan vendimin e Besa Shahinit të guximshëm por të vonuar.

Sipas tyre largimi i Mynyr Konit do t`i japë zgjidhje ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

Por ekspertë të arsimit shprehen se vendimi i ministres është politik. Ndriçim Mehmeti shprehet se në urdhrin e Besa Shahinit ka disa papajtueshmëri

Ndriçim Mehmeti: Kete, qe sic thote populli nuk e ka vene ne rresht do ta perjashtoje nje here e mirë. Eshtë ideja për të marrë Universitetin por dhe ndonjë pronë të saj.  

Funksionet e Mynyr Konit deri në përfundimin e cështjes do t`i ushtroj zëvendës rektori Bernard Dosti. Sipas ligjit ky i fundit mund të qëndroj në këtë post deri në 6 muaj. Ministrja Shahini pritet ti kërkojë zyrtarisht Presidentit Ilir Meta shkarkimin nga detyra. Që nga data kur propozimi për shkarkimin do të mbërrij në Presidencë, Kreu i shtetit ka afat 1 muaj për t`u shprehur.

Zjarr Tv Ad