Deklarata BOMBË e Berishës: Duçka dhe Neza shantazhuan Ylli Ndroqin, pronari i RTV ORËS i …

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka plasur “bombën” e radhës gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët brenda ambienteve të selisë blu.

I ndalur sërish te çështja McGonigal, Berisha tregoi se si Dorian Duçka dhe Agon Neza i kanë kërkuar biznesmenit dhe pronarit të medias “Ora News”, Ylli Ndroqit, miliona për ta hequr nga lista e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryeministri thekson se kjo kërkesë e Nezës dhe Duçkës është refuzuar nga Ndroqi i cili më pas sipas Berishës ky i fundit i ka denoncuar edhe pranë autoriteteve amerikane.

Ndër të tjera kryetari i PD-së tregon se Agron Neza bashkë me Dorian Duçkën, në prani të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kanë kërcënuar dhe u kanë marrë para biznesmenëve të tjerë.

“Në takimin tonë para një jave unë ju informova ju se ekipi McGonigal i famëziut Mc Gonigal tradhtarit të kombit amerikan, mafiozëve Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga një lokal në tjetër, nga një hotel në tjetër duek bërë gjahun e biznesmenëve për ti rrjepur dhe për tu zhvatur atyre miliona e miliona euro.

Unë jam këtu sot për t’ju deklaruar shqiptarëve se njëri nga këta biznesmenë të cilit i kanë kërkuar në maj të vitit 2022, për ta hequr nga lista e zezë është sipërmarrësi i njohur, është drejtuesi i rrjetit televiziv Ora News, Ylli Ndroqi.

Dorian Duçka dhe Neza, këta mafiozë, kriminelë, e të pafytyrë, jo vetëm i kanë kërkuar këtij sipërmarrësi gjobën por refuzimi i tij në prani të dëshmitarëve tja u paguajë atë është shoqëruar me kërcënime të mëvonshme nga ana e këtyre dy mafiozëve.

Unë e përgëzoj zotin Ylli Ndroqi për qëndrimin që ai ka mbajtur, këtë denoncim Ndroqi e ka bërë zyrtarisht edhe pranë autoriteteve amerikane. Por, Ylli Ndroqi dhe jo vetëm ai ka edhe dëshmitarë të skenave të shëmtuara që këta çakenj u merrnin apo kërcënonin biznesmenë të tjerë, natyrisht edhe në prani të Taulant Ballës.  Mbrojtja që Edi Rama i bën Dorian Duçkës dhe Nezës është mbrojtje që Rama i bën vetes së tij pasi kjo skemë është e bekuar dhe e përdorur edhe për interesat e Ramës”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad