22-vjeçarja e njohur me emrin Joy, ndërroi jetë pak ditë më parë për shkak të dëmtimeve serioze, ndërsa eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuçongre shumë pikëpyetje për ngjarjen e rëndë, që sipas tij duhet të ishin shpjeguar nga Prokuroria.
Për “Top Story”, Karamuço tha se ngjarja është rrethuar me mister dhe ka disa arsye pse mund të jetë fshehur. Duke cituar gazetarët investigativë, ai tha se mund të jetë mbajtur e fshehur për shkak të lidhjes së ngjarjes me një politikan.
“Siç është përmendur nga media, policia ka heshtur, un kam pasur një komunikim më ka thënë që është regjistruar si ngjarje po është bërë publike vetëm në 9 nëntor. Nga 14 gusht-22 shtator kjo çështje nuk e di nga kush është menaxhuar. Këtu ka diçka që fshihet.
Banesa e saj ishte në një situatë kaotike të orendive, dukej që ishte bërë një përplasje e madhe, ajo është sulmuar fizikisht, mbase edhe seksualisht. Mëngjesin e datës 14 është gjetur e hedhur.
Kur shoqet e saj e deklaruan sit ë humbur, ajo ishte në spital në gjendje kome. Që në momentin e parë ka pasur nevojë për ndërhyje të specializuar, megjithëse dhe ambasada nigeriane ka ndërhyrë.
Duhet të trajtohen me humanizëm këto raste, për të mos vajtuar në kushtet e racizmit. Prokuroria duhet të kishte filluar një hetim të veçantë, pse nuk është publikuar. Nuk mund të punojnë me 20 standarde, nxjerrin një mace që shpëtohet në pemë dhe jo raste kaq të rënda.
Është thënë që për shkak të lidhjeve me një politikan kjo ngjarje mund të jetë fshehur”- tha Karamuço.
Eksperti i kriminalistikës ngriti shqetësimin se pse prokuroria nuk ka ndaluar persona lidhur me ngjarjen e rëndë, edhe pse dukshëm ka shumë prova. Ai tha se mund të kqyren kamerat e sigurisë në zonë apo edhe në kazinonë ku punonte vajza.
Eksperti tha se disa prova janë fshehur, si mesazhet në dy aparatet celulare të saj, ndërsa ka prova se në banesë ka pasur edhe persona të tjerë para se ajo të hidhej nga ballkoni.
“Nga ekspertiza mjeko ligjore arrihen shumë prova, edhe nga kamerat e sigurisë së ambasadës turke tea jo zonë. Nuk e di sa është investiguar kush e shoqëronte, krahas provave që mblidhen ne vendin e ngjarjes, celulari me komunikime dhe dëshmitë e tjera të fqinjëve dhe kolegeve.
Të gjitha këto mund të kishin të dyshuar, se di sa prokuroria e ka bërë këtë por ende nuk kemi asnjë ndalim për këtë rast. Ka disa hetime që i shohim me dy standarde, këto raste që mbahen hermetike. Kush ka hyrë në dhomën e saj më 13 gusht, aty fillojnë të gjitha dhe zgjidhet lëmshi i kësaj historie.
Aparati telefonik janë fshirë të gjitha mesazhet, është gjetur një karikues i këputur në dhomë. Dukej një përleshje fizike aty, dhoma në atë lloj rrëmuje, kështu që dyshimet janë që kanë pasur dy tre persona të tjerë për qëllime nga më të ndryshme, qoftë edhe abuzimit seksuale. Këto janë versione që po i ndjek edhe prokuroria”, tha Karamuço në Top Story.