Deklarata e fortë e Manjanit për Ramën pas marrëveshjes së PD-së me aleatët: I vetmuari që e kupton vetëm Fatos Nano…

0
1938
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kujtojmë që ditën e djeshme, është firmosur në selinë blu marrëveshja mes Lulzim Bashës dhe aleatëve. Por, Ylli Manjani këtë hap të opozitës, e ka cilësuar si zgjedhje të duhur. “Veçanërisht ribashkimi me kontribuesit historikë të PD-së që themeluan FRD, janë arritje të mëdha të Lulzim Bashës”, – shkruan Manjani. Gjithashtu, shkruan se; Rama është i vetmuar dhe vetminë e tij e kupton vetëm Fatos Nano.

Postimi i Manjanit:

“Marrëveshja e PD me partitë e tjera për të garuar si koalicion në zgjedhje është gjëja e duhur.

Nuk duhet të ketë qenë negociatë e lehtë, por e domosdoshme. PBDNJ e PDIU në një koalicion; e djathta tradicionale bëhet bashkë dhe, veçanërisht ribashkimi me kontribuesit historikë të PD që themeluan FRD, janë arritje të mëdha të Lulzim Bashës.

Koha dhe momenti politik e kërkonte edhe LSI në këtë ushtrim të përbashkët politik. Por edhe aq sa është arritur nuk është pak.

Tani palët janë të qarta:

Ai, i vetmuari që e kupton vetëm Fatos Nano, përballë të gjithë të tjerëve.

Vetmia përballë bashkimit.

Duhet të jesh sociopat të zgjedhësh të rrish me vetminë…” – kështu ka shkruar Ylli  Manjani.

Zjarr Tv Ad