Pse PD dhe LSI janë me lista të ndara? Edi Paloka: Sipas studimeve do të maksimalizojë votën…

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbrëmjen e djeshme ka folur lidhur me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike, si dhe 13 partive të tjera opozitare, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Paloka, në emisionin “Opinion”, Paloka është shprehur se; qëllimi i koalicionit është maksimalizimi i votës së opozitës.

Por, i ndalur tek ndarja e listës mes LSI dhe PD, ai tha se; sipas studimeve të bëra prej tyre, kjo ishte mënyra më e mirë që opozita të përfitojë më shumë vota.

Pjesë nga intervista

Çfarë marrëveshje ka me 14 partitë e tjera?

Qëllimi i koalicionit është që ne të mundemi të garantojmë foltoren e zgjedhjeve për të sjellë ndryshimin  që presin sot mbi 80% e shqiptarëve. Janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhënien me partitë , por me qëllim të vetëm për maksimalizimin e votës.

Kryetarët e partive do të jenë në listën e PD?

Po patjetër, kemi një marrëveshje të hershme me ata.

Pse nuk ndodhi lista e përbashkët me LSI?

Ne kemi bërë studimet tona dhe na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën.

Bamir Topi u kthye në koalicion me PD?

Deri në momentin që isha në seli, jemi ende pa konkluduar  por mendoj se jemi drejt konkludimit me atë parti.

 

Zjarr Tv Ad