Deklaratat e Escobar/ Andi Bushati: Si vrasësi që të vjen në vaki

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur “të trishtë” situatën në të cilën është përfshirë së fundmi Partia Demokratike.

Në një intervistë për median greke To Vima, Escobar, pasi ka renditur shqetësimet në Ballkan, është ndalur në konfliktet brenda PD-së, për të cilën tha se nuk duhet të ishte përfshirë në një përçarje të tillë.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht,” tha ai.

Duke postuar këtë deklaratë, analisti Andi Bushati shkruan se Escobar është si vrasësi që të vjen në vaki.

‘Ky burri si ai vrasësi që të vjen në vaki,’ shkruan ai.

Zjarr Tv Ad