Deklaratat e Ramës për inceneratorët, Tabaku: Ose është i korruptuar ose i paaftë

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Komisioni Hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me atë që PD e ka konsideruar si një ndër aferat më korruptive në vend.

Pasi tha se do të vazhdojë me pagesat për inceneratorët, Tabaku thotë se Rama vazhdon të sillet si i paditur duke përdorur alibi qesharake për të paguar ende me taksat e shqiptarëve vjedhjen e shekullit prej 430 mln eurove.

Postimi i Tabakut:

Ose është i korruptuar ose i paaftë; përndryshe nuk shpjegojet mbrojtja politike që i bën 3 personave në kërkim

Megjithëse një ministër i tij u arrestua dhe më tej një tjetër deputet i vendosur po prej tij u arrestua për aferën e inceneratorëve, Ndonëse komisioni hetimor provoi në sy të shqiptarëve lidhjet okulte të anëtarëve të qeverisë dhe gjithashtu procedurat korruptive që ka ndjekur Grupi Strukturuar Kriminal në lidhje me inceneratorët në

Elbasan, Fier dhe Tiranë, Rama thotë do ti vazhdoj pagesat!

Me gjithë këto prova të qarta në dritën për diell kryeministri vazhdon të sillet si i paditur duke përdorur alibi qesharake për të paguar ende me taksat e shqiptarëve vjedhjen e shekullit prej 430 mln eurove.

Ai vazhdon të refuzojë ndërprerjen e pagesave megjithëse asnjë gjykatë në botë nuk do të ndëshkonte vendin tonë në një rast si i inceneratorëve. Por ai Arbitrazhin e përdor sot si alibi për të frikësuar qytetaët dhe për të vazhduar pagesat në kurriz të tyre.

Një qeveri që mendon për njerëzit në këtë kohë krize për më tepër, duhet t’i kishte ndërprerë të gjitha pagesat për një kontratë korruptive. Vetëm një qeveri e paaftë apo një qeveri tejet e korruptuar këmbëngul në alibi të tilla si kjo që dëgjojmë nga Rama.

Për këdo është e qartë. Komisioni Hetimor për Inceneratorët e shpjegoi për çdo qytetar se vjedhja e shekullit është ldhur ngushtë me emrat e Ramës, Ahmetaj, Veliaj, Gjiknuri, Agaçi, Subashi, Bllako, Koka, Sejdini dhe vartësve të tyre.

SPAK duhet të veprojë pasi edhe këto pak alibi që kanë mbetur duhet të rrëzohen. Shqiptarët duhet të shohin qartazi fytyrën e vërtetë të qeverisë. Nga 13 dhjetori i vitit të shkuar deri më tani janë paguar 2 mln euro për incneratorin e Tiranës dhe Fierit.

Zjarr Tv Ad