Del sot para Gjykatës/ Avokati tërhiqet nga çështja, lë në baltë pilotin grek: Nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj ngjarje…

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga dy avokatët mbrojtës të Babis Anagnostopulos, Vassilis Spyrou, tërhiqet nga çështja në Glyka Nera.

Pak para se autori të dilte para Gjykatës, avokati ka dhënë dorëheqjen duke thënë se nuk do të merret më me këtë çështje për arsyet e tij personale.

“Unë nuk dua të merrem më tej me mbrojtjen e kësaj çështje, në asnjë pjesë të saj, për arsye personale … Faleminderit shumë për gjithë kohën dhe bashkëpunimin. Arsyet janë personale dhe sot një njeri do kalojë në hetim, e ardhmja e një foshnje gjykohet. Prandaj arsyet e mia personale nuk kanë rëndësi”, tha ai teksa gazetarët e pyesin vazhdimisht se përse vendosi të tërhiqej.

Babis Anagnostopoulos 33-vjeç, do të përballet sot me hetuesit për për ngjarjen e rëndë, mbytjen e guas dhe nënës së vajzës së tij, Caroline Crouch, më 11 Maj.

Pasi e mbyti, ai ngriti një skemë që gjithçka të dukej si grabitje. Ai më parë ka kërkuar falje, teksa është justifikuar duke thënë “se gjithçka e bëra për vajzën që mos të mbetej pa prindër”.

Sot do të merret edhe vendimi për pilotin 32-vjeçar.

Zjarr Tv Ad