Del vendimi përfundimtar, ja kur do të mbahen zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që përsëritja e zgjedhjeve për Bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahet më 23 korrik.

KQZ mori këtë vendim pas pretendimeve nga ana e opozitës dhe hapjes së kutisë së burgut, e cila përmbysi rezultatin mes kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dhe kandidatit socialist.

Kolegji Zgjedhor vendosi më herët që zgjedhjet të ripërsëriten në këtë Bashki. Ndërkohë pritet që të caktohet dhe data e zgjedhjeve në Bashkinë Kukës, pas shkarkimit të Safet Gjicit.

Kujtojmë se në zgjedhjet vendore të 14 majit, në bashkinë Rrogozhinë fitoi kandidati socialist, Edison Memolla me 21 vota diferencë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Shkëlqim Hoxha.

Zjarr Tv Ad