Denoncimet për kandidatë të korruktuar , Celibashi: Kemi dërguar kërkesën në Prokurori, përgjigja del pas datës…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i KQZ ilirjan Celibashi ka dalë sot në një konferencë për mediat në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ndër të tjera Celibashi u pyet në lidhje me denoncimet e dy kandidatëve për kryetar bashkie në Lushnje dhe Rrogozhinë.

Ai tha se ka pasur dy denoncime për të cilat KQZ ka përcjellë kërkesat për verifikim në prokurori. Celibashi tha se përgjigja pritet te dalë pas datës 6 mars, teksa shtoi se kërkon edhe angazhimin e partnerëve.

Përsa i përket dy denoncimeve, u kemi përcjell kerkesat në prokurori, presim përgjigje . Është më shumë se data 6 mars, se kërkon angazhimin e partnerëve. Pritshmëria për të patur përgjigje është pas datës 6 mars. Kjo duhet të adresohet në reformën zgjedhore u shpreh ndër të tjera Celibashi.

Sa i përket 2 zonave në Shkodër ku janë hasur probleme me shpërndarjen e bazës materiale për shkak të kushteve atmosferike, Celibashi u shpreh se ka pasur një kërkesë nga kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi për zhvendosje të tyre por kjo nuk mund të bëhet për sa kohë ligji nuk e parashikon.

Zjarr Tv Ad