Macron njofton se do të rikandidojë për president të Francës në zgjedhjet e prillit

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të garojë për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të prillit.

Në një letër drejtuar popullit që u botua ditën e sotme në gazetat dhe portalet franceze, Macron thotë se kërkon besimin e qytetarëve. “Unë jam një kandidat për të gjetur së bashku me ju, përballë sfidave të shekullit, një përgjigje unike franceze dhe evropiane.”

Zgjedhjet presidenciale të Francës janë parashikuar të mbahen në dy raunde në 10 dhe 24 prill.

Por planet e fushatës së Macron kanë ndryshuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë. Gjatë ditëve të kaluara, Macron ia ka kushtuar pjesën më të madhe të kohës bisedimeve diplomatike me liderët botërorë dhe koordinimit me aleatët evropianë.

Zjarr Tv Ad