Denoncimi i PD: 430 mln euro janë marrë nga taksapaguesit shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë! Pesë pyetje për SPAK

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, me anë të një deklarate për mediat, theksoi se Partia Demokratike përditë denoncon për 430 miliona euro të marra nga qytetarët shqiptarë që përdoren për vepra publike që nuk ekzistojnë.

Malltezi thekson se janë të shumta denoncime për para të çuara dëm të taksapaguesve shqiptarë dhe SPAK nuk po ndihet. Ai ngre pyetjen se mos ngritja e SPAK është thjesht iluzion për drejtësi në vendin tonë.

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi

Prej një muaji tashmë, i drejtohemi SPAK-ut me pesë pyetje çdo ditë, lidhur me mega-aferën e inceneratorëve.

E kemi provuar se inceneratorët nuk ekzistojnë, pra janë lëvruar paratë për ta, por djegësit nuk janë ndërtuar. Përderisa një pasuri publike prej 430 milion eurosh është marrë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për vepra publike që nuk ekzistojnë, pyetja që duhet bërë është: A ekziston SPAK-u?

A mos është një iluzion ngritja e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit kur krimi dhe korrupsioni nuk janë më ‘specialë’, por janë bërë si buka e uji? Nuk do bëjmë këtë pyetje sot, sepse mos përgjigjet apo mos reagimi e sigurojnë përgjigjen dhe realitetin.

Sot po i rikujtojmë publikut dhe atyre që kanë tagrin të hetojnë një ngjarje të rëndë dhe disa pyetje të thjeshta:

  1. A ka pasur garë, siç kërkon ligji për inceneratorin e Elbasanit qe kushtoi 23 milion euro?
  2. A mund te ketë gare kur nuk ka pasur te publikuar asnjë kriter vlerësues? Asnje kohe per ankesa dhe asnjë specifikim teknik???
  3. A janë kryer vërtet 9 procedura brenda ditës? A është ligjore kjo?
  4. A është hartuar kontrata brenda dites nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë?
  5. A është nen hetim Drejtori Juridik dhe, a i është ofruar te behet bashkëpunëtor i drejtësisë, që të tregojë gjithë skemat dhe bosët e vjedhjes?

Këto pyetje për SPAK-un dëshmojnë edhe pazotësinë e tyre për të lëvizur as gishtin.

9 procedura brenda ditës; mungesa e garës për një vepër publike; hartimi i kontratës brenda ditës nga Drejtoria Juridike e Kryeministrisë; nuk janë gjë tjetër veçse dëshmi se, për shkelje të tilla, me gjurmë kaq të trasha, vendimet merren shumë lart.

Është urdhri dhe bekimi i Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit që e bën SPAK-un të rrijë SUS.

Nuk goditet dora e atij që të ka dhënë një punë të mirë e të lejon të bësh ndonjë punë të keqe. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, as kur e ka emrin Edi Rama, Arben Ahmetaj apo Engjëll Agaçi.

Zjarr Tv Ad