Wednesday, November 27, 2024
Home Aktualitet Denoncon ekspertja e PD-së për Shëndetësisë:”Manastirliu nuk tha se Infektivi është tejmbushur,...

Denoncon ekspertja e PD-së për Shëndetësisë:”Manastirliu nuk tha se Infektivi është tejmbushur, skaneri nuk funksionon…”

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertja e PD për Shëndetësinë, Liljana Ramasaçi ka denoncuar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ se për shkak të mbingarkesës së sistemit shëndetësor, pacientë me COVID-19 nuk po çohen më tek Infektivi por tek Urgjenca e Sanatoriumit bashkë me pacientë të painfektuar.

Ramasaçi thekson se kjo gjë ka nisur prej mbrëmjes së kaluar dhe se kjo është pjesë e papërgatitjes së Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu ajo kujton se sot Manastirliu nuk tha se Infektivi është tejmbushur, skaneri nuk funksionon si dhe drejtori i Sanatoriumi ‘zhduket’ në momente emergjente.

DEKLARATË E EKSPERTËS SË SHËNDETËSISË PRANË PD, LILJANA RAMASAÇI

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shfaqi sot gjithë arrogancën e pushtetit, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për njerezit e mbushur me halle dhe probleme shendetesore.

Natyrisht, askush nuk pret të vertetën nga një ministre dhe një qeveri që, në vend qe të mundesoj nje shërbim shendetesor cilësor, bëri tendera sekretë për letra higjenike dhe bleu vetëm 5 aparatura respiratre kineze gjate kohes se pandemise.

Por çfarë nuk tha sot Ogerta Manastirliu në atë shfaqje të sforcuar tek spitali infektiv ?

• E para që nuk tha është tejmbushja e spitalit infektiv dhe se prej dites se djeshme urgjencat shkojnë te gjitha në spitalin e senatoriumit.

• E dyta që nuk tha është se ne spitalin infektiv, skaneri mjeti kryesor i punës, eshte jashtë funksionit.

• E treta që Ogerta Manastirliu nuk tha është largimi në drejtim të paditur i drejtorit të senatoriumit ne momentet e situates se emergjences.

Sot, kur qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën, në mënyrë që të mos përfundojnë si Lutfiu i ndjerë, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama zgjedhin të sulmojnë opozitën që ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve.

As Ogerta Manastirliu dhe askush tjetër, nuk mund të mohojnë se mbrëmë, të sëmurë me COVID, nuk janë shtruar tek spitali infektiv, por tek Urgjenca e Senatoriumit, bashkë me pacientë të painfektuar.

Kjo nuk është një shenjë e përgatitjes siç pretendon Ministrja e tenderave sekretë dhe e premtimeve boshe.
Shtrimi në urgjencë i të sëmurëve me COVID, do të thotë keqmenaxhim i situatës nga Ministrja e Shëndetësisë dhe qeveria e saj.

Ky kaos ka në bazë paaftësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe të Kryeministrit për të menaxhuar situatën. Problemi i tyre jane zgjedhjet dhe, përmes propagandës së pamëshirshme, kanë vënë në lojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Gjobat për maskat nuk janë masë që parandalojne virusin apo e kurojne atë.
I bejme thirrje perseri per zbatimin e masave te propozuara nga kreu i opozitës. Nëse jo për të gjitha fushat, të paktën për shëndetësinë!
Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se karrigia e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë!

Zjarr Tv Ad