Deputetët shqiptarë “në ajër”, 362 udhëtime me avion brenda 365 ditëve

0
1607
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo ditë nga aeroporti i Rinasit, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kryen një udhëtim ajror të paguar nga taksapaguesit shqiptarë.

Një dokument që mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla, informon Byronë e Kuvendit për fluturimet e kryera nga deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit për periudhën janar-nëntor të vitit 2016.

Në shkresën e sekretares së Kuvendit sqarohet se vetëm për këtë periudhë të vitit 2016, deputetët e Kuvendit kanë kryer 362 udhëtime në total të paguara nga fondi i caktuar për fluturimet.

Sekretarja e Kuvendit, duke theksuar faktin se udhëtimet e zyrtarëve janë të shpeshta dhe shpeshherë urgjente, ka kërkuar ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave, shkruan “Panorama”.

“Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me ‘Marrëveshjen Kuadër’, me një fond limit në shumën 30 milionë lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/ planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës janar- 10 nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina”, shkruan sekretarja e Kuvendit Shtylla në letrën e saj drejtuar Byrosë së Kuvendit.

Zjarr Tv Ad