Nje djal në Ballsh per para, rreh dhe kanos prindërit me thikë

0
745
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një dhunë e përsëritur e degraduar deri në përdorimin e thikës për kanosje ndaj prindërve të tij, për para.

Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh, u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të bërë nga prindërit e tij.

Ai u vu në pranga pasi në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij, H.Malaj, 58 vjeç dhe T.Malaj, 53 vjeçe.

Burime nga policia thone se i riu ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe në mënyrë të vazhdueshme u kërkonte para prindërve.

Po në gjendje të dehur, ditën e djeshme ai ka nisur të qëllojë prindërit e tij, madje në një moment ka rrëmbyer thikën e kuzhinës dhe është sulur drejt tyre.

Fatmirësisht dy bashkëshortët kanë mundur të shpëtojnë, duke mbajtur djalin nën kontroll.

Për shkak të veprimeve të përsëritura dhe shqetësimeve të vazhdueshme prindërit e denoncuan djalin në polici duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Ad