“Deputetët u ‘vranë’ për ‘parime’ dhe ‘dinjitet'”/ “Shpërthen” Murrizi: Kuvendi është bërë vend k……

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra për përplasjet dhe debatet gjatë seancës plenare maratonë para mbylljes së vitit 2022.

Në një status në rrjetet sociale, Murrizi ka publikuar një video duke mbajtur fjalim në Kuvend, ndërsa i cilëson debatet e djeshme si një “teatër” të pështirë.

Ai deklaron se deputetët desh na u “vranë” mes njëri-tjetrit deputetët për “parime” dhe “dinjitet”, ndërsa thekson se vetë nuk do të bëhej asnjëherë “palaço” për një karrike të pështirë.

“Kur pashë dje seancën parlamentare që gati gati desh na u “vranë” mes njëri-tjetrit deputetët për “parime” dhe “dinjitet”, mendova që ehhhh sa pas kohe paskam qenë unë që nuk dija të bëja “teatër” të pështirë në këtë sallë, por për 4 vjet rresht kam folur vetëm realitetin dhe të vërteta me fakte.

Mirëpo duke parë që “teatri” dhe shtirja hipokrite sikur po “luftojnë” me njëri-tjetrin pëlqehet më shumë siç duket nga militantët, por edhe nga qytetarët, shoh se sa jashtë mode paskam qenë.

Po që nuk e kam ndërmend kurrë të ndryshoj sa të më japë frymë i madhi zot!!!

Dhe kurrë mos kuptofshin, besofshin, pëlqejnë dhe votofshin, unë nuk behëm dot “palaço” as për vota, as për një karrike të pështirë në një sallë që vetëm emrin ka si Kuvend, por në fakt është bërë Kurv-vend ose e thënë troç Vend K……”, shkruan Murrizi.

Zjarr Tv Ad