Gjekmarkaj bëhet “fallxhor”/ Berisha nuk e çon dot të djathtën drejt fitores

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një parashikim si “fallxhor” për Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa po fliste për ndarjen e PD-së në grupe, Gjekmarkaj tha në një intervistë me Ina Qirjon se Berisha nuk e dërgon dot më të djathtën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“PD-në mund ta bashkojë kushdo, ka njerëz shumë të zotë në vend. Nuk mund të kërkohet fitorja gjithmonë te Berisha, u ka dhënë fitoren 2 herë. Askush nuk duhet të tentojë të zhbëjë figurën e tij. Berishën nuk e zbeh askush, as dënimet ndërkombëtare, por fakti është që ai nuk mund ta çojë më të djathtën drejt fitores.

Çdo përgjigje që jap për daljen me 2 kandidatë në zgjedhje këtë nuk kënaq askënd, pati përpjekje reale për një kandidat të përbashkët, nuk mu duk se kishte vullnet nga Berisha pasi a i kërkon një tabelë në rast se humbet zgjedhjet. Ne propozuam që debate politik të pezullohej dhe të përqendroheshim por Berisha vendosi që primaret e tij janë më të rëndësishme. Nuk ishin një proces i gabuar, por i pamjaftueshëm”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad