Çfarë fshihet pas largimit të Helidon Bendos?/ Noka: I liroi vendin një militanti të …

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar për dorëheqjen e kreut të SHISH, Helidon Bendo. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Noka ka aluduar se Bendo është thirrur nga kryeministri Edi Rama për të dhënë dorëheqjen dhe për t’i liruar vendin një militanti të tij.

Drejtori i SHISH Helidon Bendo, pas një kontrate për studime jashtë vendit për një vit, është thirrur për të dhënë dorëheqjen dhe për t’i liruar vendin një militanti të Ramës me detyrë këshilltar i tij.

Helidon Bendo u përzu nga zyra e tij dhe u detyrua të bëjë një delegim 1-javor për zëvendësin e tij, që të ushtronte kompetencat e drejtorit deri ditën e sotme. Sot, Bendo i ridelegoi Zv. Drejtorit ushtrimin e kompetencave të tij deri më 10.06.2023 dhe po sot njoftoi dorëheqjen.

Rreth 1 muaj më parë,

Zv. Drejtori shkarkoi nga detyra shefin e kabinetit të drejtorit të SHISH.

Një natë para kthimit të drejtorit Bendo nga SHBA, u shkarkuan drejtues kryesorë të SHISH ose u ulën në detyrë. Në lëvizjet që po bëhen me personelin e SHISH,

Zv. Drejtori mbështetet tek punonjës të ish Sigurimit (S.K, A.K, B.S, A.L)

Zv. Drejtori i SHISH është një ekstremist politik që vjen nga kryeministria. Përfshirja e tij e drejtpërdrejtë dhe nxjerrja e SHISH në protestën e thirrur nga PD, është tregues se SHISH përdoret politikisht.

Çdo veprim i bërë, qoftë dhe emërimi i Zv. Drejtorit të SHISH, është bërë në kundërshtim me qëndrimet e partnerëve strategjikë dhe NATO-s, duke dëmtuar rëndë besueshmërinë e shërbimit tek aleatët tanë”, ka shkruajtur ai.

Zjarr Tv Ad