Deputeti demokrat ‘shuplakë’ Alibeajt/ Vegël që përdoret nga Rama

0
1111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, e ka cilësuar deputetin Enkelejd Alibeaj si një vegël që po përdoret nga Edi Rama dhe që ka dobësuar zërin e opozitës në Parlament.

Baçi tha në emisionin “Zona Zero” se PD-ja duhet t’i tregojë Alibeajt dhe grupit të këtij të fundit që të mos zhdukin pluralizmin.

“Enkelejd Alibeaj është një vegël që përdoret nga Edi Rama. Nëse nuk do të kishte një ndërhyrje të Edi Ramës në gjykatë, sot në Parlament do të kishte një zë të fortë.

Sot në parlament ekziston një pseudoopozitë ku del Alibeaj dhe flet si kryetar i grupit parlamentar. Ne duhet t’i tregojmë atyre që të mos zhdukin pluralizmin”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad