Edmond Spaho, deputeti demokrat i rreshtuar krah grupimit të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike, ka sulmuar përmes një shënimi në llogarinë e tij analistin Ilir Demalia.
“Ky i shkreti eshte pjedhur nga trute. Te jatin e kishte kelysh te Sigurimit te Shtetit. Tani na çan me nder bythen”, shkruan Spaho, teksa ndan dhe një artikull të një debati që Demalia ka pasur mbrëmjen e djeshme me zëdhënësin e Fredi Belerit.
“Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik”, i tha Skerdian Dhuli analistit teksa të dy ishin të ftuar në një emision dhe po diskutonin për rastin e Himarës.
“Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar”, ia ktheu Demalia, duke bërë që debati të agravonte në një gjuhë jo etike. Një artikull të kësaj përplasje në emision e ka shpërndarë dhe deputeti Spaho, duke sulmuar analistin në fjalë.