Edhe Nard Ndoka mbështet Gaz Bardhin: PD mbeti nga Basha, të bashkohemi të gjithë me Berishën nën një logo të re!

0
694
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar këtë të martë në një lidhje Skype në studion e Faxnews ishte ish-deputeti Nard Ndoka. Gjatë intervistës me gazetaren Rovena Neziri, Ndoka u ndal të analizonte situatën në të cilën ndodhet PD në këtë momente. Gjithashtu ai komentoi edhe rreth rikthimit të Bashës në skenën politike, ku edhe e quajti si një përpjekje të dështuar. Gjatë fjalës së tij ai foli me elozhe për Gazmend Bardhin dhe grupin e tij, duke thënë se po tregon personalitet dhe nënkuptuar një bashkim të shpejtë.

“Me shumë gjasa vula do të përfundojnë tek Hani, kandidati tjetër përballë Bashës, që ka një lloj reflektimi edhe nga ata që kanë mbetur për nostalgji porsa i takon vulës dhe simboleve të PD. Por që edhe ata tanimë janë ndërgjegjësuar se kush janë qëllimet e vërteta të pista të Lulzim Bashës. Për fatin e mirë është një numër i madh i deputetëve që janë distancuar nga ky shërbim i fundit që Basha po i bën Ramës”, tha Ndoka.

Ndërkihë Ndoka u ndal të analizonte edhe rikthimin e Berishës në arenën politike, ku në një krahasim me Bashën tha se diferenca mes tyre është si dita me natën. I pyetur nëse ka ardhur koha që Berisha të krijojë një forcë të re politike me emër ndryshe nga ai i PD, Ndoka konfirmoj atë që po artikulohet nga shumë eksponentë të Rithemelimit këto kohë.

“Të them, drejtën unë kam kohë që e kërkojë këtë. Berisha duhet të heq dorë tani, nuk duhet te humbim kohën për vulën që ka peng Edi Rama. Edhe po ta marrim atë logo, çfarë bëri Lulzim Basha me atë logo, mori 6% të votave, turp për demokracinë dhe PD. Çfarë bëri Alibasha me logon… e uli me keq se Basha. Sakaq, zoti Berisha nuk ka mundur vetëm ta mbajë të bashkuar partinë si frymë, por ka arritur ta rrisë e ta zgjerojë atë më tej. Këto zgjedhje të reja unë shoh një Berishë ndryshe nga herët e para, i çliruar nga interesat e ngushta personale. Mbështetja që i kanë bërë demokratët me rikthimin e tij Berishës është shumë e madhe. Ai arriti lë lartësohet dhe krijojë shpresë të rinjve dhe demokratëve. Ai është një politikan që ecën dhe është i kulturuar, këtë e them edhe për kandidatët e koalicionit që lanë një imapkt të madh zgjedhjet e 14 majit”, përfundoi Ndoka.

Zjarr Tv Ad