Deputeti i PD publikon videon: Tao Balla ngriti dronin dje në Elbasan, gjithë stadiumi njëzëri brohoriste “Rama ik”/ Dyshohet se dronin ta ketë ngritur vetë Balla…

0
419
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria luajti dje ndeshjen kualifikuese me Hungarinë në “Elbasan Arena” ku ftoi me rezultatin 1-0, falë golit të Armando Brojas. Mirëpo, gjatë ndeshjes mbi stadium u pa dhe një dron që për disa sekonda “hutoi” arbitrin dhe lojtarët.

“Taulant Balla, Elbasani ty të do”, shkruhej mbi banderolën që varej në dron, në pamjet e siguruara nga newsbomb. Vetë Balla ndodhej në tribunën e stadiumit. Kur droni u shfaq mbi stadium, një pjesë e tifozëve nisën të brohorisnin “Rama ik”.

Videon e kanë publikuar dhe shumë zyrtarë e deputetë të PD, të cilët thonë se dronin e ka ngritur Taulant Balla. Një prej tyre është dhe Xhelal Mziu. “Tao Balla ngre dronin në stadiumin Elbasan Arena….. I gjithë stadiumi njëzëri Rama IK”, shkruan ai.

Video është shpërndarë dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad