Ditët e trashëgimisë kulturore/ Flet Neritan Ceka: Mjaft humbën monumente, duhet t’i mbrojmë…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në ditët e trashëgimisë kulturore studiuesi i historisë dhe arkeologu Neritan Ceka, shprehet se një pjesë e mirë e trashëgimisë kulturore është zhdukur e tanimë është momenti të jemi të gjithë të vendosur të mbrojmë objektet me rëndësi historike. Trashëgimia kulturore duhet ruajtur e përçuar te brezat e ardhshme, ndaj duhen hartuar politika që garantojnë mbrojtje për ta shprehet Ceka, duke kërkuar shtimin e vëmendjes nga Ministria e Kulturës.

Në nder të ditëve të trashëgimisë kulturore, grupi i xhirimit të Ora News, së bashku me profesorin, studiuesin e historisë, arkeologun Neritan Ceka do të vendosemi në disa prej monumenteve të trashëgimisë kulturore. Aktualisht ndodhemi tek kalaja e Tiranës. Muret e kalasë kanë historinë e tyre. Kalaja është vendi i ndërthurjes së vlerave traditave, familjeve të mëdha të Tiranës, arteve, arkivave të ndryshme, kostumografisë, folklorit, valleve. Ky monument ruhet nga shteti qe nga viti 1973 si trashëgimi kulturore.

Një pjesë e sarajeve të Toptanëve shpjegon Ceka, është brenda hapësirës së Kalasë, mirëpo askush s’ka vënë dorë pasi ambient përreth, është i rrethuar me shkurre. Ikim nga kalaja për të vazhduar rrugëtimin në një tjetër pikë referimi në Shqipëri. Tanimë jemi tek mozaiku i Tiranës. I vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit. Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi të saj, kanë nisur përgatitjet për një procedurë që do të çojë drejt rinisjes së gërmimeve në zonën e Mozaikut të Tiranës.

Ceka e vlerëson maksimalisht një investim të tillë. Një tjetër monument i kategorisë se parë është sahati, një nga simbolet e Tiranës. Këtë here kulla nuk po shembet ashtu si stadiumi “Qemal Stafa”, si Teatri apo dhe një pjesë e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, por po shndërrohet në një kullë në miniaturë. Ajo do të jetë nën hijen e një shumëkatëshi dhe kësisoj do të humbasë hijeshinë e saj. Pikërisht këto ndërtesa shumëkatëshe thonë qytetarët po zhdukin një pjesë të bukurisë së këtij monumenti. Trashëgimia kulturore duhet ruajtur e përçuar te brezat e ardhshme, ndaj duhen hartuar politika që garantojnë mbrojtje për ta, shprehet Ceka. Ndaj le të shfrytëzojmë ditët e trashëgimisë, për të ruajtur këto monumente që kemi.

Në Shqipëri ligjet për ruajtën e monumenteve të trashëgimisë, kane ndryshuar shumë herë, dhe çdo qeveri nuk ka treguar mjaftueshëm respekt ndaj monumenteve. Po ashtu edhe pronaret e objekteve monumentale, herë pas herë kanë bërë pakt me qeveritë për shtetëzimin e tyre, duke mos garantuar ruajtjen nga fadromat.

Në kushtet e transformimit të Kryeqytetit e pas një serie planesh urbanistike, Tirana po i kthehet jetës vertikale me kulla shumëkatëshe në qendër të cilat rrënojnë të shkuarën dhe vëmendja për ruajtjen  trashëgimisë është zhvendosur nga propaganda, duke lenë në hije edhe problematikat ligjore, urbanistike që cënojnë arkitekturën muzeale.

Zjarr Tv Ad