Deputeti i PD-së ngre alarmin: Qarku i Gjirokastrës po …

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka nxjerrë disa shifra të Institutit të Statistikave, ku bie në sy se jetëgjatësia për burrat dhe gratë e Gjirokastrës është më e ulëta në vend.

Përmes një reagimi në FB, Shehu shprehet se kjo tregon se qarku i Gjirokastrës po vdes.

Qarku i Gjirokastres po vdes, realisht kjo per banoret e tij! Qarku i Gjirokastres sipas INSTAT ka jete gjatesine me te ulet ne vend, per burrat dhe per grate, ndjeshem nen mezataren e Shqiperise! 70 vite per burrat kur mezatarja e vendit eshte 74,4 vite. 74,2 vite per grate kur mezatarja e vendit eshte 78,2 vite”, shkruan Shehu.

Sipas Shehut, kjo situatë vjen për arsye të keqqeverisjes, duke nisur që nga varfëria, papunësia, mjekimi dhe braktisja.

“Pra sot ai qark pervec shtyrjes se banoreve drejt braktisjes, po shuhet edhe nga vdekja

Dhe ketu faktoret shkaterrues jane te njejte:

Varferia, papunesia, mjerimi, braktisja…

Nje sistem shendetesor paresor i shkaterruar

Spitalet e Tepelenes e Permetit te mbyllura.

Spitali i Gjirokastres i atrofizuar, ku mungojne mjeket, medikamentet, pajisjet…

Ku nuk realizon dot as nje egzaminim Scan me kontrast, ku nuk gjen me shume se nje antibiotik, me nje laborator ne mizerje, pa egzaminime histo patologjike etj etj.

Me te vetmin element, qe “fryhet”ne kurriz te qytetareve, PPP-te, Check up-et…

Asnje pseudo komentues me te gjithe sofizmat e tij nuk mund te mohoje e as te vere ne dyshim ate cfare po ndodh aty.

E lexueshme kjo jo vetem nga  keto shifra makabre, por dhe me uljen e popullesise me mbi 40%, me ulje drastike te lindjeve prej 24%, me te ultat ne Republike etj!

Tashme edhe me vdekjet aty, me te lartat ne Republike!

Qarkun e Gjirokastres ky rregjim po e “vret”, po e shuan, pikerisht prej vlerave, historise se tij.

Ai duhet shpetuar, shpetuar shpejt”, përfundon ai.

Zjarr Tv Ad