Deputeti socialist i Tiranës: Ka ardhur koha që të ndërhyjmë në çdo lagje në kryeqytet, në këtë mandat i mbaruam gjërat e mëdha

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës tha se kandidati i PS për kryeqytetin do të duhet të bëjë një fushatë konkrete në kryeqytet, duke hequr dorë tanimë nga projektet e mëdha, dhe duke shkuar aty ku kërkon qytetari, derë më derë.

“Unë mendoj se në Tiranë është bërë shumë punë. U bë sheshi Skënderbej, u bë piramida, u bë liqeni artificial apo Kopshti Zoologjik. Por tani ka ardhur koha që fushata të jetë konkrete në çdo lagje. Të ketë zhvillim të çdo lagjeje.

Ja për shembull këtu ku jeni ju tani, pse të mos ketë një park ku të qëndrohet. Se jo të gjithë do të rrinë te Sheshi Skënderbej. Kjo do të jetë tanimë edhe motoja e fushatës së re për bashkinë e Tiranës”, ka thënë deputeti socialist i kryeqytetit.

Xhemal Qefalia foli për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe deklaroi se tanimë, kryetari i bashkisë, nënkryetari të gjithë drejtoret e bashkisë janë në terren për të parë problematikat e se çfarë duhet të përmirësohet në mandatin e ardhshëm.

Zjarr Tv Ad