“Opozita nuk është për të ndarë tortën”- Flutura Açka në Këshillin e Integrimit Evropian: Qeveria nuk na përfill! Kam turp që jetoj…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së, Flutura Açka tha se qeveria nuk po përfill opozitën në një akt të saj. Ajo solli në vëmendje deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se “amnistia fiskale do të bëhet”. Kaq ka mjaftuar, sipas Açkës, për të treguar fytyrën e kësaj qeverie.

“Këtu opozita nuk përfillet dhe e njëjta procedurë është në disa akte, ja jemi te reforma territorial, ndërkohë mazhoranca e ka thënë që do vazhdohet me të njëjtën reforma, po atëherë pse po punojmë me gjithë këto njerëz, ose do bashkëpunosh me opozitën, o jo, nëse doni opozitën për të ndarë tortë, ajo nuk është këtu. Ne na kanë rrjedhur në 10 vite, 450 mijë shqiptarë dhe unë si një njeri që nuk kam një xhaketë të bukur politike, kam turp që jetoj në një kohë kur Shqipëria kalon në një proces erozioni demografik, duket sikur politika është një akt kaq serioz sa nuk i takon më politikanëve”, tha Açka.

Zjarr Tv Ad