Dervishi ironizon Bashën: Kutitë janë si armët i mbush shejtoni!

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Lufti Dervishi ka reaguar lidhur me zgjedhjet që po mban Lulzim Basha për kreun e PD-së zyrtare këtë të shtunë.

Mëngjesin e sotëm anëtarja e komisionit zgjedhor në degën nr.7 në Tiranë, Zana Deda publikoi në rrjetet sociale një foto krahas së cilës shkruante se ishtë e para që votoi në atë degë ndërkohë që brenda në kuti ndodheshin edhe shumë vota të tjera.

Lidhur me këtë, Dervishi ka shkruar me ironi “katër shpjegime”, mes së cilash shprehet: “Kutitë janë si armët i mbush shejtoni”,- duke lënë të nënkuptohet se kutitë janë mbushur me vota fiktive.

Postimi i Lutfi Dervishit:

Katër shpjegime
Ose nga emocioni ka votuar disa herë,
ose ai qe voton i pari ka të drejtë të votojë sa here te dojë,
ose fletët në kuti janë vendosur për dekor
ose kutitë janë si armët i mbush shejtoni..

Zjarr Tv Ad