Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova ishte e ftuar sot në “Jo vetëm modë”, ku foli për biznesin e saj, rikthimin në muzikë, por edhe jetën private. Ajo gjithashtu ka shprehur një dëshirë të madhe të saj, ku ëndërron shumë që dasmën e saj ta bëjë pikërisht në Air Albania. Gazetarja nuk ka nguruar ta pyesë atë edhe lidhur me jetën e saj private.
E pyetur nga gazetarja për statusin e saj, Shkenda u përgjigj se aktualisht nuk është as e fejuar, as e martuar. “Po zemrën besoj e ke plot”, i tha gazetarja. “Me t’fol, m’del zemra”, u përgjigj këngëtarja e buzëqeshur.
“Do të kemi të reja së shpejti?”, e pyeti gazetarja. “S’i dihet, mund të kemi. Ngadalë do e gjej dhe unë një burrë”, u përgjigj Shkenda teksa pohoi se mezi pret ta veshë fustanin e bardhë.
Madje Shkenda zbuloi se ka vendosur që dasmën ta bëjë në stadiumin Air Albania, ç’ka tregon se na pret një dasmë madhështore.