Dëshmia e shitëses: S’e njihja, donte të më çonte në magazinë të abuzonte

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 25 nëntorit, ku një 19-vjeçare, shitëse në një dyqan robash u ngacmua seksualisht nga 27-vjeçarin Marash Gjoklaj, për të cilin Gjykata e Tiranës caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dëshminë e dhënë në polici, shitësja 19-vjeçare ka pretenduar se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë. Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht.

Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur. Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.

“Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja. I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem. Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.” – thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë.

Euronews Albania ka publikuar dhe një sekuaencë nga kamerat e dyqanit, ku shfaqet Marash Gjoklaj. Në seancën e sotme gjyqësore, 27-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet.

Po në të njëjtën ditë, Marash Gjoklaj akuzohet dhe se ka kanosur me thikë një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës. Ai nuk ka qenë një emër i panjohur për Policinë, pasi Marash Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura dhe në momentin kur i ka kryer aktet e mësipërme ishte i liruar me kusht.

Por, mësohet se 6 vite më parë, në Dhjetor të 2017-ës, Gjoklaj ka tentuar të grabisë dhe një grua në Babrru. Tentativa i dështoi, pasi ai përfundoi i marrë peng në bodrumin e një pallati aty pranë, atje ku edhe u dhunua fizikisht nga djali i 42-vjeçares dhe dy shokë të tij. Gjoklaj, asokohe 21 vjeç u arrestua për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ai njihet po ashtu si përdorues i lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Ad