Gruaja 49-vjeçare Lirie Xhepa, e cila u gjet e vrarë me armë zjarri dhe e hedhur në shkurre në kodrat pranë liqenit të Sharrës në Tiranë, mendohet se kishte lidhje intime me kunatin.
Pikërisht ky i fundit, Dashamir Xhepa rreth të 40-ve, është shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për krimin e zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtejeve.
Kunati i viktimës nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollit nga policia, duke bërë që të shpallet në kërkim.
Gruaja dhe kunati i saj janë fqinj, ndërkohë që jetojnë në kodrën pranë liqenit të Sharrës, në periferi të Kombinatit. Mes tyre mendohet se kishte një lidhje intime, pasi Liria ishte e ve, ndërsa i shoqi ishte ndarë nga jeta disa vite më parë.
Dyshohet se pas një zënkë mes tyre, ku mendohet se viktima ka kërkuar ndarjen, Dashamir Xhepa, e ka dhunuar dhe më pas vrarë.
Nga ana e policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mendohet se mund të kenë dijeni lidhur me krimin, teksa hetimet janë në vijim.
Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.
Gruaja u gjet në shkurre nga banorë të zonës, ndërsa ishte e veshur hollë dhe jo me xhup, çka hedh dyshimet se mund të jetë vrarë në ambient tjetër dhe më tej është hedhur në shkurret e kodrave të liqenit të Sharrës.