Detaje të reja/ Alarmi për ‘gripin e derrit’, 2 persona humbin jetën, 8 të tjerë shtrohen në spital

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri më tani dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Bëhet fjalë për Arben Sulën 48- vjec nga Elbasani i cili sipas mjekëve u paraqit përpara disa ditësh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore ku si pasojë humbi edhe jetën.

Arben Sula ndërroi jetë mengjesin e ditës së djeshme, ndërsa mjekët dyshonin se kishte qenë i infektuar me gripin e derrit, ndërkohë priten analizat që po bëhen në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

Aktualisht në QSUT janë shtruar dhe 8 pacientë të tjerë të dyshuar me këtë grip, ku 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu, dyshohet se edhe një person ka humbur jetën si pasojë e gjendjes gripale, që mendohet se ka të bëjë me virusin AH1N1.

 

Zjarr Tv Ad