Devijimi i Unazës/ Banorët e Kodrës së Priftit dalin në protestë: Si nuk iu vjen gjynah, kaq të papërgjegjshëm jeni

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e zonës së Kodrës së Priftit kanë dalë të protestojnë ditën e sotme për shkak të projektit për prishjen e banesave të tyre, pas devijimit të projektit të Unazës. Duke folur për mediat ata kanë kanë kërkuar që të ndalen punimet e këtë zonë dhe të merren vendime transparente.

Po ashtu ata kanë kërkuar që shteti ti sqarojë në lidhje me këtë situatë, ndërkohë që kanë kërkuar dhe një konsultim publik. Ata janë shprehur se gjurma e rrugës është ndryshuar dhe nga projekti i vërtetë prekeshin vetëm 7 familje.

“Nuk kemi vajtur ne të Unaza, Unaza ka ardhur te ne. Ti nuk je Edi i 2013-ës që thoshe shtëpitë ti gëzoni, rrugët do t’i bëjmë, po shtëpitë do t’i gëzoni. Ne nuk jemi kundër bërjes së rrugës, por shtëpitë duam t’i gëzojmë. Në mos këto të gëzojmë shtëpitë që do na jepni,” tha një protestues.

“Se vlerësohet toka me 4 dollarë unë këto kam parë. Kjo është çmenduri. Nëse ka shtet duhet që të më strehojë në shtëpi tjetër. More kaq i papërgjegjshëm qënke t’i. Si nuk të vjen gjynah për nevën që do dalim në rrugë të madhe. Ku të shkojmë ne,” tha një tjetër protestues.

Zjarr Tv Ad