Dhuna barbare e fisit Rraja/ Paloka kërcënon elektoratin: Keni shitur votën, prisni sa t’ju vijë radha!

0
322
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas publikimit të pamjeve ku familjarë të deputetit socialist Rraman Rraja dhunojnë në mënyrë barbare dy banorë të Fushë-Krujës, ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka.

Në një postim në faqen e tij në Facebook Paloka shkruan se: “Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin”, duke shtuar:

‘Ja keni shitur shpirtin bashkë me votën! Prisni sa t’ju vijë radha!’

Postimi i plotë:

Çfarë ka për t’u skandalizuar?! Çfarë prisni nga Rama?! Me këta e për këta Rama ka marrë dhe mban pushtetin?!

E kujtoni kur Rama fliste me krenari për të zgjedhurit e tij që i zgjidhnin punët shumë shpejt e “pa burokraci, me një shkop bejsbolli në dorë”?

Ky është kryeministri që duam dhe që “fiton” çdo herë me më shumë vota. Ja keni shitur shpirtin bashkë me votën! Prisni sa t’ju vijë radha!

Zjarr Tv Ad