Dhuna barbare e fisit Rraja, “shkrihet” komisariati i Krujës, e gjithë trupa drejtuese do të ndryshohet

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhuna barbare me protagonistë fisin Rraja në Borizanë, duket se do të sjellë ndryshime në policinë e Krujës, paralajmërimi vjen nga Policia e shtetit, përmes komunikatës për shtyp, ku njoftoi arrestimin e 4 personave të tjerë lidhur me ngjarjen.

“Gjithashtu në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në deklaratën e policisë.

Po gjatë kësaj të shtune, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, zhvilloi një takim, i cili zgjati për rreth 5 orë në zyrën e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Zjarr Tv Ad