Dhuna ndaj mësueses në Memaliaj, Kushi: Jam e indinjuar, ata edukojnë me dashuri fëmijët tanë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e shënuar në në ambientet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” , në qytetin e Memaliajt, ku u dhunua një mësuese.

Kushi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është e indinjuar nga kjo ngjarje, teksa shkruan se janë marrë masat e menjëherëshme për këtë ngjarje.

“Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton” shkruan Kushi ndër të tjera.

Kujtojmë që ngjarja ka nodhur ditën e djeshme ku mësuesja është dhunuar nga tezja e një fëmije, ku shkak për këtë është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses në klasën e 3-të prej mësueses me iniciale M.H.

Reagimi i plotë i Evis Kushit:

Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

Pavarësisht arsyeve që kanë shkaktuar këtë ngjarje, dhuna nuk është asnjëherë mënyra e duhur për zgjidhjen e konflikteve. Në institucionet tona arsimore funksionojnë të gjitha strukturat e nevojshme për menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave problematike.

Edhe pse është një rast i izoluar, për të cilin u morën masa të menjëhershme që ditën e djeshme, unë shpreh solidaritetin dhe u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe gjithë shoqërisë që ta trajtojmë mësuesin me respektin dhe dinjitetin që meriton.

Ne nuk do të tolerojmë asnjë rast dhune, as ndaj nxënësve e as ndaj mësuesve, atyre që edukojnë me dashuri fëmijët tanë dhe përgatisin me përgjegjshmëri brezat e ardhshëm.

Dua të garantoj të gjithë prindërit që ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe do të marrim të gjitha masat që shkolla të jetë gjithmonë një mjedis i sigurt, i ngrohtë dhe i shëndetshëm për edukimin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

Zjarr Tv Ad