Dhunë, mashtrim dhe përndjekje, 5 të arrestuar në Tiranë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrim prone” shtetasi M. K.,23 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas  më datë 10.01.2020 në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit artificial” ka vjedhur biçikletën e një shtetasi, si dhe po më datë 10.01.2020 në zonën e liqenit artificial ka dëmtuar me thyerje xhamat e një magazine me qëllim për të vjedhur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në Kamëz u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi Xh. M., 36 vjeç, banues në Çerkezë, Zall Herr,  pasi ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Po në Kamëz u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasi H. M.,54 vjeç lindur në Domje dhe banues në Laprakë, pasi ka përndjekur në mënyrë sistematike në qëndrën e punës ku punon dhe ku jeton ish bashkëshorten e tij.

Një 48 vjeçar u arrestua për  “ Mashtrim”, pasi në rrugën “Panajot Pano” në dyqanin e një shtetaseje me anë të mashtrimit ka përvetësuar  shumën prej 10.000 mijë lekëve të reja, me pretendimin se i kërkonte i ati i shtetases, shumë e cila u sekuestrua nga Policia në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa në Kavajë u arrestua në flagrancë për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit” shtetasi, P. J.,65 vjeç banues në fshatin Sinoballa, Rrogozhinë pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin e tij tip “BMË” ka goditur jashtë rrezikut për jetën shtetasin A. H.,33 vjeç banues në Pajovë, Peqin i cili u dërgua në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore për të gjitha rastet i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad