Diaspora “shuplakë” politikës shqiptare: Këta duhet të ikin!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Diaspora shqiptare në ditën e dytë të protestës para godinës së kryeministrisë ka përçuar mesazhe të qarta për qeverisjen dhe aktorët politikë në vend.

Ata u shprehën se kryeministri Rama ka mbaruar, ndërsa bënë thirrje që të shporret një orë e më parë kjo klasë politike dhe sistemi zgjedhor, që po mban peng të gjithë shqiptarët.

Kujtojmë se protestës së emigrantëve shqiptare i janë  bashkuar dhe  banorët e Astirit, emigrantët, artistët dhe studentët. Protesta, ka bashkuar disa kauza, për të cilat ata kërkojnë zgjidhje nga kryeministri. Banorët e Astirit, pasi bllokuan rrugën për disa minuta iu bashkuan protestuesve të tjerë.

“Ky kryeministër ka mbaruar, ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ngrihen e t’i shporrin, te vënë një standard mos i lini më shumë nëse nuk mbajnë premtimet”, tha një protestues.

Protestuesit  janë të  indinjuar  dhe kërkoi që të zgjohet një orë e më parë ndërgjegjja shoqërore. “Kur na kanë dhënë mundësinë e ndërgjegjes shoqërore, vetëm në zgjedhje? Është një sistem i tërë që na jep një Kushutetutë, por jo të drejta. Është një sistem i cili nuk ka çfarë të na ofrojë më shumë. Vetën duke  larguar këto gjëra, mund të kemi një të ardhme. Ne i kemi parë të gjitha, skemi çfarë të shohim më. Këta duhet të ikin”, është refreni i tyre.

Zjarr Tv Ad