Vlorë/ Nga 1 janari pezullohet transporti urban

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga data 1 janar 2019, shërbimi urban publik i bashkisë së Vlorës nuk do të jetë më në funksion.

Gjatë këtyre viteve, ky institucion ka rezultuar me humbje të mëdha, ndërsa humbjet e parkut urban publik të bashkisë Vlorë regjistrohen në rreth 440 milion lekë.

Në Vlorë, aktualisht funksionon edhe shërbimi urban privat. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak u votua unanimisht mbyllja e këtij institucioni duke nisur që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Shërbimi urban publik i bashkisë së Vlorës ka 11 autobusë, ku pesë prej tyre janë funksional, ndërsa 6 të tjerë rezultojnë të jenë jasht shërbimit për shkak se janë mjaft të vjetër.

Nisur nga kjo situatë, Këshilli Bashkiak voti mbylljen e këtij institucioni ku deri më tani është subvencionuar nga buxheti i bashkisë së Vlorës.

Në këtë institucion, katualisht rezultojnë të jenë 50 punonjës, të cilët pritet që nga 1 janari të sistemohen në vende të tjera, ndërsa në vijim pritet një reformim i plotë i parkut urban.

 

 

Zjarr Tv Ad