Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Po çelin lulet,
e mbret’ i luleve po fle,
dehur nga aroma e farmaktë tretur n’polen,
ngashnjyer n’ngjyra që toka kurrë s’ka me njoftë.
Iris ngjyrëzi i burrit prej uji,
me t’marramenthën hijeshi,
pas endjesh nëndhesave skaj me skaj,
n’tropikun e kujtesës ke ndalë.
Lulim që çelesh e fikesh n’maj,
tani përvit,
moshën e vetvetes tuj përsrit.
Pranvera erdh’, por ah,
n’andrrat e mia asht kah bjen borë.
Në ç’zgrip të dal,
në ç’lerth të eci,
kujt mali t’i varem,
e t’vetmoj cilit mol,
të të pikas, të t’kqyri,
të të prek me dorë?
Se malli, cianur që përbij përditë,
s’po e ndryshoka fatin tonë.
Ajmé, Bir,
n’ato lëndina t’nalta ku veç fryma mbrrin,
n’at log tanin ku përtrit hirin,
do t’gjej dikur diku,
sepse dikur diku më pret,
me pahiri.