Ashpërsohet lufta SHBA-Turqi

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një luftë fjalësh midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë është intensifikuar për shkak të Sirisë.

Ankaraja kritikoi fuqishëm deklaratat e Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me një takim të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, gjatë ceremonisë së 70-vjetorit të themelimit të NATO-s, në Uashington.

Departamenti i Shtetit tha se gjatë takimit Pompeo e paralajmëroi Turqinë për “pasoja potencialisht shkatërruese” nëse Ankaraja nis ofensivë në Siri dhe se ai kërkoi “zgjidhjen e shpejtë” të rasteve ligjore që përfshijnë “qytetarët amerikanë të burgosur padrejtësisht” në Turqi.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Turqisë tha se deklaratat nuk pasqyrojnë përmbajtjen e takimit dhe se përfshin çështje që nuk u diskutuan.

Cavusoglu tha se është “vërtet i befasuar” me interpertimin që i ka bërë SHBA-ja takimit të tij me Pompeon.

“Unë isha atje … një gjuhë e tillë nuk u përdor në asnjë çast. Për Sirinë veçanërisht, ata kurrë nuk përmendën gjëra të tilla në lidhje me veprimet e njëanshme të Turqisë”, u tha Cavusoglu gazetarëve.

I pyetur për vërejtjet e Turqisë, Pompeo tha se i qëndron interpretimit që Departamenti amerikan i Shtetit, ka bërë takimit të tij me Cavusoglun.

 

Zjarr Tv Ad