Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Teksa është duke u zhvilluar një tjetër takim prezantues për Paktin për Universitetin, është shënuar një incident mes kryeministrit Rama dhe një studenteje në sallë. Rama pas kundërshtive dhe pyetjese të vajzës, e ka nxjerrë atë jashtë pasi sipas tij po thyente rregullat e bashkëjetesës.
Rama: Mos më ndërprit fjalën, dil jashtë
Studentja: Nuk mund të më nxjerrësh dot jashtë sa kohë që paguhesh me taksat e mia
Rama: Është legjendë urbane që ligji për Arsimin e Lartë favorizon privatin. Kush çohet dhe ngre gishtin pa respekt, del jashtë bashkë me gishtin. Ju duhet të gëzoheni për faktin që për herë të parë jeni dëgjuar nga ana e qeverisë.