“Heronjtë e ajrit”, Xhaçka : krenarë për këta djem me uniformë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një video rrëfim të piloteve të forcës sonë Ajrore, që tregojnë se me gjithë rrezikun në ajër, emcionuese është gjithmonë mundësia për të shpëtuar jetë.

Në kushtet e motit ekstrem, apo në raste fatkeqesish ata janë të pranishem për të shpëtuar jetë njerezish në rrezik.

“Qytetarët i kanë pagëzuar si ‘heronjtë e ajrit’. Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore. Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash “krenari” për këta djem në uniformë është pak. Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA!”, shkruan ministrja Xhaçka.

 

Zjarr Tv Ad