Diplomat që do të “merren peng”, vetëm studentët me bursa do të detyrohen të qëndrojnë në Shqipëri

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët të cilët u bëhet me detyrim qëndrimi në Shqipëri pas përfundimit të universiteti do të jenë ata që kanë përfituar bursa.

Rektori i Universiteti të mjekësisë Arben Gjata sqaron se në këtë kategori nuk janë të gjithë studentët e mjekësisë, por vetëm, një kategori.

“Studentët e ekselencës të aplikojnë për bursa ekselenca, që do të një bursa me rrogë minimale dhe të punojnë 3 vite për vendin, duke hyrë brenda sistemit mjekësor.”

Për idenë e bashkimit të universitet të Tiranës me atë të mjekësisë, Gjata u shpreh kundër duke argumentuar se mjekësia është një institucion i cili veç specifikës së tij ka edhe studentë më të mirë, ndaj menaxhimi i veçuar është i duhuri.

“Për specifikitetin që ka universiteti i Mjekësisë dhe mundësitë për bashkëpunim janë shumë të mëdha.”

Shpeshherë degët në universitetin e mjekësisë janë përdorur si pasaportë nga të rinjtë për tu larguar e punësuar jashtë vendit.

Për ndalimin e këtij fenomeni mendohet se përfshirja në sistemimin shëndetësor do t’i bënte të rinjtë të zgjidhnin Shqipërinë.

Burimi:Ora News

Zjarr Tv Ad