Lejohet deri në 2 kg/ Përdorimi i fishekzjarreve vetëm pas 27 Dhjetorit

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe pse përdorimi i artikujve piroteknike, kapsollave apo fishekzjarreve apo është i ndaluar, në Shqipëri festa ka nisur më herët.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, tregtimi i artikujve piroteknikë lejohet vetëm gjatë periudhës 15 Dhjetor deri në 1 Janar, por përdorimi i tyre nga qytetarët mund të bëhet vetëm në ditët e festës, pra pas datës 27 Dhjetor.

“Fishekzjarret e klasifikuara F2 dhe F3 që janë me rrezikshmëri dhe zhurmë të ulët mund të shiten tek qytetarët mbi 18 vjeç nga data 15 Dhjetor – 1 Janar dhe mund të përdoren nga ata gjatë periudhës 27 Dhjetor deri më 1 Janar. Gjithashtu ka një kufizim lidhur me peshën maksimale që mund të mbajnë qytetarët të artikujve të kategorive F1, F2, F3. Legjislacioni në fuqi lejon deri në 2 (dy) kg neto”.

Në vitin 2018, Shqipëria ndaloi në mënyrë kategorike përdorimin e artikujve piroteknikë, por me një ndryshim të bërë në vitin 2020 u lejua përdorimi i tyre vetëm në afate të caktuara.

Ndalimi i përdorimit të kapsollave jashtë këtij afati është u bë me qëllim shmangien e kaosit që u paraprinte festave të fundvitit, por edhe incidenteve që jo në pak raste kanë prekur më të vegjlit.

Në reagimin e tij Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut thotë se edhe këtë vit do të zhvillojë kontrolle për zbatimin e ligjit.

Zjarr Tv Ad