Dita Botërore e Kancerit, Manastirliu në Spitalin Onkologjik: “Ia kemi dalë që të dyfishojmë numrin…”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi spitalin Onkologjik në Tiranë, ku vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve për trajtimin e pacientëve gjatë vitit të pandemisë. “Nuk ka qenë një vit i lehtë, por këtu puna nuk është ndalur për asnjë moment dhe janë më shumë se 15 mijë pacientë që kanë marrë shërbime në kohë dhe me cilësi në spitalin onkologjik”, tha Manastirliu.

Duke folur për terapitë e mjekimit për sëmundjet tumorale, Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm për terapitë e mjekimit për të sëmurët me kancer, financohen 25 milion euro/vit.

“Ia kemi dalë që të dyfishojmë numrin e grave të cilat tashmë prej vitit 2018 marrin trajtimin nëpërmjet skemës së rimbursimit, por edhe nëpërmjet terapive në spital 100% të trajtimit me herceptinë falas. Janë rreth 25 milion euro që financojmë/vit për trajtimin e pacientëve me kemiopreparate në spitale dhe nga paketa e barnave të rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Duke folur për programet e parandalimit, Ministrja e Shëndetësisë apeloi qytetarët për t’ju drejtuar mjekut të familjes.

“Programi Kombëtar i Depistimi të kancerit të qafës së mitrës është një program i cili ka filluar prej vitit 2019 dhe që ka dhënë rezultatet e veta, pasi më shumë se 30 mijë gra janë depistuar nëpërmjet testit HPV në qendrat shëndetësore”, tha Manastirliu.

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministrja Manastirliu bëri apel për të shfrytëzuar më shumë kontaktin me mjekun e familjes për të parandaluar dhe identifikuar në kohë sëmundjet tumorale. Rreth 6 mijë raste të reja të tumoreve në vit identifikohen në vendin tonë, 90% e të cilave menaxhohen dhe trajtohen nga sistemi shëndetësor public.

Zjarr Tv Ad